Shtetasi turk Haci Bahceci, i cili jeton në provincën lindore të Elazigut, do të dhurojë makinën e tij, e cila ka vlerë të madhe sentimentale për të, për të ndihmuar palestinezët në Rripin e Gazës.
Bahçeci (49), baba i një fëmije dhe punonjës në sektorin e turizmit, shprehu dëshirën për të mbështetur palestinezët që po përballen me një situatë të vështirë humanitare për shkak të gjenocidit që po u bëhet nga Izraeli.
Në një prononcim për Anadolu, ai tha se pasi u konsultua me gruan e tij, vendosi të dhurojë makinën që përdor prej vitesh, e cila ka vlerë të veçantë për të dhe familjen e tij, për të ndihmuar Gazën.
Bahçeçi i dorëzoi çelësat e makinës së tij Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Elazig, në kuadër të fushatës “Dorë për Dorë për Gazën”.
Plani është që të shitet makina dhe të përdoren të ardhurat për të ofruar ndihmë për Gazën.