12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Edhe para 1 viti kërcënohej kryetari i Haraçinës, ja çka deklaronte ai në të kohë

Gjatë vitit të kaluar, kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi ka qenë disa herë i kërcënuar, për çka ai një periudhë mbylli edhe funksionimin e komunës.

Rikujtojmë ngjarjet e vitit të kaluar.

Pas kërcënimeve kryetarit i Komunës Ridvan Ibrahimi, me 25 maj të vitit 2023 mori vendim që administrata e komunës të mbyllet deri në një afat të pa caktuar, veprim të cilin Ibrahimi e ka bërë të ditur në konference për media.
Ai ka thënë se për shkaqe sigurie, komuna nuk do të punojë deri në një kohë të pacaktuar. Ibrahimi u shpreh se ditëve të fundit kanë marrë kërcënime të vazhdueshme me jetë për shkak të projektit të Komunës që disa toka bujqësore, pronë e shtetit, të shfrytëzohen nga komuna për ndërtimin e një zone industriale dhe ndërtimin e një stadiumi për klubin e futbollit Shkëndija të Haraçinës.

“Këta prona për momentin janë të uzurpuara nga ana e personave që shkaktuan incidentin. Në momentin që tashmë jemi në fazën përfundimtare të këtyre procedurave, me Ministrinë e Bujqësisë, ata sërish marrin guximin dhe na kërcënojnë për jetët tona”, ka thënë Ibrahimi.

Ai shtoi se kjo konferencë për media është caktuar si rezultat i disa incidenteve që kanë ndodhur në të kaluarën, ndodhin edhe tani. Sipas tij, nëse lihet kështu pa mos reaguar do të ndodhin edhe në të ardhmen. “E dinë organet e rendit, i njohin edhe personat që kërcënojnë jo vetëm mua si kryetar por edhe gjithë administratën. Andaj nga e marta pas atij incidentit komuna do të jetë e mbyllur deri të zgjidhet rasti i plotë”, thotë në fund Ibrahimi.

Nërkohë, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, atë kohë dekalaroi se i vjen keq që komuna sërish kthehet në një kohë kur nuk kishte asnjë funksionalitet dhe nuk zgjidhën asnjë nga problemet. Spasovski paralajmëroi se do të ketë kallëzime ndaj personave që kanë prishur rendin dhe sigurinë, ndërkaq theksoi se ajo që po ndodh në Haraçinë, është punë që duhet ta sqarojnë mes vete autoritetet.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit