10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Edhe një problem me dekada merr fund për Tetovën, strehimore për qentë endacak (VIDEO)

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar edhe për një problem të zgjidhur:

Ja postimi i tij:

Ju kujtohet në kohën e zgjedhjeve, premtimi për zgjidhjen e problemit me qentë endacak? Ata që zhvatën dhe e shkatërruan Tetovën thonin se nuk i’a dalim. Dhe, pikërisht sot, ne përurojmë 🦮STREHIMOREN për qentë endacak për të zgjidhur kështu njëherë e përgjithmonë këtë problem për qytetarët e Tetovës.

E kemi përmbushur premtimin se do të jemi ndër komunat e para që do të gjejmë një zgjidhje serioze për këtë problem që prek të gjithë vendin.

Qentë e pastrehë do t’i nënshtrohen trajtimit maksimal njerëzor që përfshin kapjen e tyre, transportin në spital, pritjen dhe ekzaminimin nga një veteriner i certifikuar, testin e socializimit, ekzaminimin laboratorik për sëmundje të caktuara, identifikimin dhe mbajtjen e shënimeve (çipe dhe etiketë në vesh), sterilizimin, tredhjen, akomodimi, trajtimi dhe kujdesi pas operacionit, si dhe vaksinimi i duhur.

Kur të tjerët flasin e premtojnë, ne gjejmë zgjidhje dhe realizojmë. Kjo është puna jonë, puna e besës dhe fjalës së dhënë!”, shkruan Kasami.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit