23.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Edhe një muaj deri në përfundim të afatit të dokumenteve personale, vazhdon kaosi para sporteleve të MPB-së

Kjo ishte atmosfera e sotme për pritje të dokumenteve personale. Me përfundimin e festave u rikthye edhe kaosi përpara sporteleve. Ankesa të shumta nga qytetarët, të cilët nga ora 7:00 e mëngjesit presin radhën për të marrë letërnjoftimet dhe pasaportat.

“Për pasaportë dhe letërnjoftim isha, shumë rrëmujë, nuk e di ku qëndron problemi, është hera e tretë që vij është gjendje e njëjtë. Keq është të vij tre here në rend dhe të humbi tre ditë, pse nuk i bëjnë me termin ashtu siç i dorëzuam dhe pas dhjetë ditësh të merren ndërsa tani vijmë çdo ditë dhe asgjë tani presin 4-5 orë.

“Për letërnjoftim isha, nuk mundët as të hyjmë në rend, rrëmujë për të dorëzuar, rrëmujë për të pranuar, kjo është.”

“Shumë rrëmujë, kjo është e tepërt, u dorëzuat? Po nuk mund të presim, kemi fëmijë, duhet të shkojmë”.

“Nuk komentoj asgjë, dihet këtu gjithçka është mbrapsht.”
“Për lejen e vozitjes nuk pritem shumë, 20 minuta ndërsa për letërnjoftim as që pritem pasi e pamë që kishte shumë rrëmujë.”

Sa i përket pritjes dhe rrëmujës për shkak të ndërrimit të dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po shfrytëzohen të gjitha lehtësirat për marrjen e dokumenteve personale nga qytetarët.

“Krahas punës së rregullt me orar, kemi bërë të mundur edhe fotografimin për dokumente personale pa orar në stacionin policor “Prolet”. Për sa i përket marrjes së dokumenteve tashmë të kompletuara, sportelet punojnë edhe në fundjavë dhe këtë e bëjmë të ditur përmes mediave në mënyrë që qytetarët të informohen se kur dhe ku mund të marrin dokumentet”, njoftojnë nga MPB-ja.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit