Vetëm edhe një ditë kohë! Kaq i ka mbetur Lëvizjes Vetëvendosje për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër, apo vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Afati 10-ditor, brenda të cilit presidentja Vjosa Osmani duhet ta mandatojë një kandidat të ri ose të shpallë zgjedhjet, përfundon nesër me 5 nëntor.
Deri tani, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë sinjal publik për një emër të mundshëm që mund të marrë mandatin.
Kandidati i parë i VV-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk arriti të sigurojë shumicën në Kuvend.
Ai u votua me 56 vota për, të pamjaftueshme për të formuar Qeverinë.
Pas votimit, Kurti kërkoi nga presidentja disa ditë shtesë kohë, por pa një epilog të ri.
Në anën tjetër, opozita ka bërë të qartë se është pro shkuarjes në zgjedhje të reja, duke theksuar se nuk ka numrat për të formuar qeverinë.
Mandatari i ri apo zgjedhje të reja, mbetet çështje orësh. /Klankosova.tv


                                    



