29.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Edhe këtë verë struganët përballen me problemin e furnizimit me ujë nga ujësjellësi i qytetit

Edhe një verë tjetër, thonë struganët, e kaluam me të njëjtin problem, furnizimin e rregullt me ujë nga ujësjellësi i qytetit. Në periudha të caktuara të ditës gjatë verës, ata thonë se ose nuk ka fare ujë, sidomos në katet e sipërme të ndërtesave.

“E kemi me vite me radhë dhe askush nuk e zgjidh, ashtu si edhe një sërë problemesh të tjera në qytet. Mbushim shishe për ta kaluar ditën. Në ditë me re ose me shi atëherë ka ujë. Do të thotë ujësjellësi aq arrin të sigurojë, por duhet edhe ndërgjegje nga qytetarët që të mos i vadisin oborret. Së fundmi, me makineri për larjen e veturave, pastrojnë oborrin. Ujë ka aq sa për të mbijetuar, por qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm edhe për ata që nuk kanë ujë”, tha Dejan Jankoski – banor i Strugës.

“Furnizimi i rregullt me ujë për banorët e Strugës shumë shpesh di të jetë problem serioz. Edhe pse shtrihet mbi dy ujëra, qyteti prej vitesh përballet me këtë çështje”, raporton Miki Trajkovski, gazetar.

“Ujë marrim nga dyqani. Kjo na ka mbetur si zakon nga shtëpia. Mendoni se është e papranueshme që një qytet që shtrihet mbi dy ujëra të ketë probleme? Nuk është e pranueshme nga pikëpamja etike. Në Strugë vjen popull nga e gjithë bota”, tha një turist.

Për dallim nga banorët dhe turistët, drejtori i Ujësjellësit në Strugë Dashmir Nasufi thotë se sezoni ka kaluar pa probleme të mëdha dhe se sipas tij, edhe në vendbanimet rurale, ku në të kaluarën ka pasur probleme, këtë verë ato kanë qenë minimale. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit