Një vajzë 15-vjeçare me frakturë të dy rruazave të mesit është duke u trajtuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” në Shkup për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sfida e re “Supermen” në rrjetin social “Tik Tok”, konfirmoi për MIA-n u.d. drejtori i spitalit, dr. Nebojsha Nastov.
Gjatë fundjavës me lëndime në kyçet e dorës është pranuar një nxënës, i cili e ka pranuar këtë sfidë. Drejtori Nasev thotë se kjo sfidë mund të shkaktojë edhe pasoja të përjetshme dhe varet nga goditja gjatë rënies.