9.8 C
Skopje
Saturday, December 13, 2025

E vrau me revole dhe e varrosi – detaje të reja nga vrasja monstruoze në Negotinë të Gostivarit

Zbulohen detaje të reja nga hetimi, lidhur me vrasjen monstruoze në Negotinë të Gostivarit… Prokuroria ka shpalosur detaje të reja informacioni dhe ka konfirmuar vdekjen e dhunshme, si dhe vazhdimin e paraburgimit dhe masw ligjore ndaj një personi tjetër.

“Ka përfunduar obduksioni i 53-vjecares nga Negotina e Gostivarit, trupi i së cilës dje u gjet në atarin e fshatit”, ka bërë të ditur prokuroria, shkruan “plusinfo”, transmeton gazeta Lajm.

Në kuadër të procesit hetimor, më urdhër të prokurorit publik, aktualisht është duke u bërë ekspertiza e gjurmëve, që u siguruan nga disa lokacione, si dhe bastisje dhe veprime tjera, që lidhen me procesin hetimor.

Njëherësh, paraburgimi i shkurt i të dyshuarit S.M., është vazhduar edhe për 48 orë, si dhe i një personi i cili dje u privuar nga liria. Nga prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për femër, por nuk konfirmuar nëse fjala është për 48-vjeçaren Gj.V. (gruaja e e të dyshuarit), e cila dje u ndalua në stacionin policor.

Bëhet fjalë për rastin e 53-vjeçares H.A. nga fshati Raven, e cila nga djali i saj 34-vjeçar J.M., ishte paraqitur si e zhdukur, më datën 9 dhjetor. Sipas djalit, më datën 7 dhjetor, gruaja tanimë e ndjerë, ishte parë duke hyrë në veturën e tipit “Fiat”, gjë pas së cilës kishte humbur kontaktin dhe ishtë e paqasshme në telefon.

Djali 34-vjeçar në mënyrë plotësuese, kishte thënë se i dyshuari mes datës 6 dhe 7 dhjetor, kishte hyrë në shtëpi kishte kërkuar nëpër dhoma, me ç’rast kishin humbur edhe paratë. Policia e kishte arrestuar S.M. më 11 dhjetor në orët e hershme të mëngjesit, nën dyshimin se ai gruan (tanimë të ndjerë) e kishte marrë dhunshëm.

Hetimi, siç njoftojnë nga MPB-ja, mori kthesë nga moment kur kamerat e sigurisë dhe listingu i telefonit, treguan se i dyshuar kishte dhënë deklaratë të rrejshme, kurse kontakti i fundit i viktimës kishte qenë pikërisht me S.M. Më urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, me c’rast u arrestua edhe gruaja e tij Gj.V. (48).

Gjatë bisedës informative në polici, gruaja e të dyshuarit e kishte pranuar se S.M. e kishte vrarë H.A. me pistoletë dhe se e kishte varrosur trupin e viktimës. Në prani të prokurorit publik, policia realizoi ekspertizë e kontroll në atarin e fshatit, ku u gjet trupi i pajetë, gjë pas të cilës u dërguar për obduksion.

Rasti po procesohet si ‘vrasje’, sipas Nenit 123 nga Kodi penal, kurse hetimi po vazhdon deri në ndriçimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë. (plusinfo)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit