11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

E sulmoi fizikisht gruan e tij duke e goditur me çadër në kokë dhe trup, prokuroria kërkon paraburgim për shkupjanin

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë penale kundër një personi të dyshuar për lëndim trupor në bazë të nenit 130, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Më 20 qershor, në banesën familjare në rrugën “Butelska”, i dyshuari 54-vjeçar, në gjendje të dehur, e kishte fyer dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, duke e goditur me çadër në trup dhe kokë. Nga goditjet e shumta, viktima filloi të gjakoset dhe të humbë vetëdijen. Ajo, duke u zvarritur, arriti të dalë në oborr dhe të kërkojë ndihmë.

Duke marrë parasysh rrethanat, prokurori publik ka dorëzuar kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit