Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi, ku një e re e sapomartuar, ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të, natën e martesës.
Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23-vjecares Ksenia Vodyanitskaya, nga apartamenti i saj i lartë në Shën Petersburg në Rusi, ku jetonte me bashkëshortin e ri.
Ngjarja në dukje aksidentale, ndodhi disa orë pasi e reja kishte postuar në rrjet disa foto të lumtura të dasmës me bashkëshortin 24-vjeçar Kirill.