11.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

“E ndaloi veturën dhe filloi ta prek gruan nëpër trup”, kallëzim penal për policin nga S.P. “Bit Pazar”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj policit me iniciale K.S., i punësuar në Stacionin Policor të Bit Pazarit, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shofere, përcjell TV21. Nga MPB thonë se gjithashtu ndaj tij është hapur procedurë disiplinore.

“Me datë 31.07.2024 rreth orës 22:30 në Blv. “Krste Misirkov” në Shkup, i raportuari ka kryer kontroll në komunikacion dhe e ka keqpërdorur pozitën e tij, në atë mënyrë që pasi e dëmtuara e ka ndaluar veturën në shenjë të tij, e ka hapur derën dhe e ka prekur nëpër trup”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./tv21.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit