E konfirmon edhe policia: Dy të paditur për abuzimin e 16-vjeçares në Sllupçan

Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka informuar se pas hetimeve dhe dëshmive, ka ngritur kallëzim penal në Prokurori e Kumanovës ndaj N.A. (31) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, për veprat e kryera penale “sulm seksual dhe përdhunim” dhe “shantazh”, si dhe kundër Q.M. (28) nga fshati Sllupçan, për veprën e kryer penale “sulm seksual dhe përdhunim”.

Sipas raportit të policisë, N.A. në kundërshtim me vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë, ka kryer akte seksuale ndaj një vajze të mitur në rrethinë të Likovës, ndërsa e detyroi për akte  seksuale edhe me Q.M.

“Më pas, N.A. i është kërcënuar të miturës se gjoja do t’i publikojë fotografitë e saj eksplicite nëse ajo nuk i pagonte 20.000 euro. Vajza ishte e detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazonte nga persona të tjerë, kështu në disa raste ia ka dhënë paratë personit N.A”, thuhet në raportin e policisë.

Njëjtë sikurse Prokuroria, edhe Ministria e Punëve të Brendshme apelon që, në interes të hetimit dhe nevojës për mbrojtjen e viktimës së mitur, mediat të bashkëndjejnë dhe të kenë kujdes për raportime etike lidhur me ngjarjen, si dhe përdorimin e burimeve zyrtare. (koha.mk)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit