Kumanovari 46-vjeç, u arrestua nga Policia e Kumanovës pasiqë paraprakisht u denoncua nga motra e tij, për kërcënim dhe sjellje agresive.
“Me datën 21.08.2025 në ora 09:40, policët e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë e privuan nga liria personin me iniciale T.S. (46) nga Kumanova, pasiqë paraprakisht motra e tij 52-vjeçare, e kishte denoncuar në polici, për sjellje agresive dhe kërcënim”, ka njoftuar Sektori per Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Në njoftim të Policisë së Kumanovës, poashtu thuhet se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj autorit të dyshuar do të ngrihet një kallëzim përkatës.