Nga MPB njoftojnë se Sektori për Punë të Brendshme në Shtip, respektivisht Departamenti i Brendshëm në Delçevë, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Delçev një kallëzim penal kundër D.C. (53) nga Delçeva, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh” sipas nenit 378 të Kodit Penal, përcjell TV21.
“E kallëzuara, më 01.06.2023, ka siguruar një test të falsifikuar për njohuri të gjuhës angleze nga Bullgaria, dhe më 29.06.2023 e ka dorëzuar si pjesë e dokumentacionit për konkursin publik për zgjedhjen e drejtorit të shkollës së mesme “Metodi Mitevski Brico” në Delçev. Duke u bazuar në dokumentet e dorëzuara, komisioni ka konstatuar se D.C. përmbush kushtet e kërkuara në konkurs, dhe sipas procesverbalit të përgatitur, është dorëzuar një propozim te kryetari i komunës së Delçevës që ajo të zgjidhet drejtoreshë. Në bazë të këtij propozimi, më 12.07.2023, kryetari i komunës së Delçevës ka nxjerrë vendim me të cilin e kallëzuara është zgjedhur drejtoreshë e shkollës”, thonë nga MPB./tv21.tv





