-3.2 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

Dyshohet se një nxënës është vetvrarë

Shkup – Pas raportimit të mbrëmshëm për një rast të rëndë në kryeqytet, sot pritet që Ministria e Punëve të Brendshme të dalë me informacione zyrtare lidhur me ngjarjen.

Sipas informacioneve të publikuara nga media mbrëmë, bëhej fjalë për një rast të dyshuar vetëvrasjeje, ku jozyrtarisht u raportua se viktima ishte një i ri rreth moshës 17–18 vjeç. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e malit të Gazibabës.

Autoritetet kompetente janë duke hetuar rastin, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet një komunikatë zyrtare nga MPB, e cila do të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit