20.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Dyshohet se konsumuan karamele që i gjetën pranë një koshi mbeturinash, përfundojnë në spital 3 fëmijë

Tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar pasditen e sotme në Pediatrinë e Spitalit të Korçës, pasi dyshohet se kanë konsumuar karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash.

Gjendja e tyre shëndetësore është nën monitorim, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit