17.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Dyshimet se 30 vjeçarja vdiq nga neglizhenca e mjekëve në Spitalin Amerikan, Prokuroria konfirmon “hetimin mbi vdekjen”

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar zyrtarisht për gazetën online Reporteri.net ndërmarrjen e procedurave hetimore mbi hetimin e vdekjes së 30 vjeçares nga Malisheva, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës dhe trajtimit jo-adekuat të saj nga mjekët e Spitalit Amerikan në Prishtinë.


30 vjeçarja A.M.-D., nga Komuna e Malishevës humbi jetën në QKUK, të premten e 2 gushtit 2024, ku ishte shtruar në gjendje kritike. Deri te vdekja e saj po dyshohet se erdhi si pasojë e trajtimit jo-adekuat nga mjekët e Spitali Amerikan në Prishtinë ku e reja kishte trajtuar problemet me veshkat dhe kishte pasur dy ndërhyrje.

Rastin ndaj Spitalit Amerikan e ka hapur familja e viktimës, ditën kur ajo vdiq. Për rastin në fjalë, gazeta online Reporteri.net raporti më 5 gusht 2024. Më shumë se një javë pas, të martën, Prokuroria e Shtetit janë deklaruar zyrtarisht rreth hetimit.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, bëjnë të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar autopsinë e të ndjerës e cila – siç ka raportuar gazeta online Reporteri.net më 5 gusht 2024 – ka përfunduar të hënën e javës që shkoi dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrosjen e 30 vjeçares në të njëjtën ditë, në vendlindjen e saj, në fshatin Llozicë të Malishevës.

“Ju njoftojmë se ditën kur është raportuar rasti në fjalë, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për autopsi për trupin e pa jetë, e po ashtu, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të kësaj vdekjeje”, bëri të ditur të martën, zëdhënësja Laureta Ulaj.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit