21.8 C
Skopje
Friday, September 26, 2025

Dyshime për dronë nga Serbia, ja çka thonë nga KFOR

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se nuk ka identifikuar shkelje të hapësirës ajrore me dronë që mund të cenojnë sigurinë në Kosovë.

“Ne nuk kemi identifikuar shkelje të hapësirës ajrore me dronë që mund të rrezikojnë sigurinë në Kosovë. Ne monitorojmë rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës me të gjitha mjetet dhe kapacitetet në dispozicion”, thuhet në deklaratën e KFOR-it për media.

Tutje ky mision deklaruar se është me rëndësi që çdo aktivitet në hapësirën ajrore, e veçmas ato afër kufirit, të koordinohen me KFOR-in për të shmangur tensionet dhe për të garantuar siguri.

KFOR-i thekson gjithashtu se mbetet në kontakt të ngushtë me institucionet e sigurisë së Kosovës dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit