17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Dy viktimat në Sllatinë, forcohen dyshimet për helmim

Shkup, 9 tetor –  Alsat mëson ekskluzivisht se gjatë ditës në një takim në mes prokurorit të lëndës, ekspertit mjekoligjor, qendrës për punë sociale dhe Policisë, është shqyrtuar raporti paraprak nga hetimi i vdekjes së dy personave në Sllatinë të Tetovës.

Në raportin fillestar të ekspertit mjekoligjor, është konstatuar se deri tek vdekja ka ardhë si pasojë e helmimit nga ushqimi në shtëpi. Gjithashtu në raport është konstatuar se në trupat e dy viktimave nuk ka pasur shenja dhune.

Megjithëse raporti fillestar do të dorëzohet në Shkup për hetim më thelbësorë mbi llojin e helmimit të viktimave.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit