6.8 C
Skopje
Monday, December 15, 2025

Dy profesorë të informatikës nga Kumanova, Sokol Ajdini dhe Argjend Kurtishi, ofrojnë ndihmë teknike FALAS për studentët

Dy profesorë të informatikës nga Kumanova, Sokol Ajdini dhe Argjend Kurtishi, ofrojnë ndihmë teknike FALAS për studentët, raporton TV FESTA.

Dy profesorët e informatikës nga Kumanova, Sokol Ajdini dhe Argjend Kurtishi, kanë nisur një iniciativë të veçantë për t’u ardhur në ndihmë studentëve, duke ofruar shërbime teknike dhe asistencë akademike plotësisht falas. Iniciativa synon të lehtësojë procesin e studimeve për të gjithë studentët që hasin vështirësi në përdorimin e teknologjisë.

Shërbimet e ofruara përfshijnë:

Instalimin dhe konfigurimin e sistemit operativ Windows

Zgjidhjen e problemeve softuerike dhe optimizimin e pajisjeve

Ndihmë teknike për programe dhe mjete të nevojshme për detyrat studimore

Të dy profesorët theksojnë se shërbimi është i dedikuar vetëm për studentë dhe ofrohet pa asnjë pagesë, me qëllimin që asnjë student të mos mbetet pas për shkak të problemeve teknike.

📞 Kontakti:
👨‍💻 Sokol Ajdini – 071 637 776
👨‍💻 Argjend Kurtishi – 071 802 204

Profesorët Ajdini dhe Kurtishi u bëjnë thirrje studentëve që të kontaktojnë lirshëm për çdo nevojë teknike apo akademike që lidhet me fushën e informatikës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit