Më 11 nëntor 2026, në orën 01:55, në rrugën “JNA” në Strugë, zyrtarët policorë nga SPB Strugë kanë privuar nga liria një 23-vjeçar nga Struga.
Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit “Volkswagen Passat”, me targa të Strugës, të cilin e drejtonte i riu. Gjatë kontrollit u konstatua se ai po e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi.
Në rastin e dytë, më 10 nëntor 2026, në orën 12:20, në rrugën “Boro Haxhieski” në Strugë, policia ka privuar nga liria një 35-vjeçar nga fshati Veleshtë i Strugës.
Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit “Volkswagen Golf”, me targa të Strugës, të cilin e drejtonte 35-vjeçari. Me këtë rast u konstatua se ai po e drejtonte automjetin pavarësisht se kishte ndalesë për drejtimin e automjeteve.
Pas dokumentimit të plotë të të dy rasteve, ndaj personave në fjalë do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Burimi: SPB Ohër / OhridPress








