Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të propozojë një profesoreshë dhe një avokate si anëtare të reja të Këshillit Gjyqësor, pasi Kuvendi të votojë ligjin e ri, raporton Portalb.mk.
Presidentja këtë e njoftoi këtë në një intervistë për “RTVM”, por nuk deshi të publikonte emrat dhe njoftoi se do ta bënte këtë përpara se propozimi të arrinte Kuvend.
“Vacatio legis është shtatë ditë, në ditën e tetë ligji do të hyjë në fuqi dhe unë do ta shpall menjëherë, përpara se propozimi të vijë në Kuvend”, tha Siljanovska-Davkova.
Kur u pyet se çfarë është kyçe në ligjin e ri ajo tha se një nga ndryshimet më të rëndësishme është futja e kritereve më të rrepta për atë se kush mund të jetë kandidat për anëtar të Këshillit Gjyqësor.
Zgjidhja e mëparshme ligjore përmbante vetëm kualifikuesin “avokat i shquar”, i cili sipas Siljanovska-Davkovës është një frazë e çuditshme që ka humbur çdo kuptim.
Kjo, siç shtoi ajo, ishte arsyeja kryesore pse ajo priti këtë ligj përpara se të propozonte anëtarë.
Më 29 dhjetor, Parlamenti miratoi Projektligjin për Këshillin Gjyqësor me 73 vota “pro” dhe 1 “abstenim”. Ky ligj vendos bazat për një Këshill Gjyqësor të fortë, të pavarur dhe transparent, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor.
Kujtojmë se ligji në fjalë është pjesë e Agjendës reformuese, që kishin afat miratimi deri në qershor, por që vendi nuk arriti ta përmbushë në kohë.
Kujtojmë se një javë pasi hyri në procedurë parlamentare, Projektligji për Këshillin Gjyqësor, i cili duhet të kapërcejë dobësitë e zgjidhjes paraprake ligjore bazuar në rekomandimet e Misionit të Vlerësimit të BE-së, iu dorëzua Komisionit Evropian për mendim. Nuk dihet nëse vendi ka pritur përgjigjen e Komisionit, apo jo, kjo nuk është bërë e ditur nga instituticonet përkatëse.



