Dy granata të Luftës së Parë Botërore gjenden pas zjarrit në Mariovë

Advertisement

Një piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMS), në territorin e fshatit Meglenci, në Komunën e Novacit, ka larguar në mënyrë të sigurt dy granata artilerie të kalibrave 75 dhe 155 milimetra, të mbetura nga Lufta e Parë Botërore.

Sipas DMS-së, granatat u gjetën në një zonë që ishte përfshirë nga zjarri në Mariovë disa ditë më parë, por nuk kishin shpërthyer nga flakët.

“Municionet e pashpërthyera, përkatësisht granatat, u nxorën nga një zonë që më herët ishte përfshirë nga zjarri, por ato nuk shpërthyen nga flakët”, thuhet në njoftimin e DMS-së.

Nga Drejtoria paralajmërojnë se mjete të tilla shpërthyese paraqesin rrezik për personat që ndodhen në zonat ku ato mund të gjenden, veçanërisht pas përfshirjes së tyre nga zjarri.

Granatat ishin zbuluar nga pjesëtarë të Njësisë Territoriale Kundër Zjarreve të Manastirit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit