14.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Dy aeroplanë riorientohen nga Shkupi për në Prishtinë për shkak të erës së fuqishme

Për shkak të erës së fuqishme jugore, që e ka përfshirë rajonin e Shkupit, dy aeroplanë janë riorientuar për aterim në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, kumtoi sonte Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Nga DMSH informojnë se dy aeroplanë tjerë ende po fluturojnë mbi Shkupin dhe presin instruksione në Aeroporton ndërkombëtar Shkup.

Autoritetet kompetente e ndjekin situatën dhe apelojë që udhëtarët që presin për të fluturuar nga aeroporti i Shkupit, t’i ndjekin informatat e aviotransportuesve dhe të shërbimeve të aeroportit.

Sipas informatave të ueb-faqes së TAV Maqedoni, do të ketë vonesa të fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit për në aeroportin “Malpensa” në Milano.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, megjithatë, në mëngjes kumtuan se pritet të bie sasi e madhe e shiut, respektivisht mbi 30 litra në një metër katror, ndërsa mbrëmë në pjesët veriperëndimore të vendit do të ketë kushte për të reshura të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor, deri 60 kilometra në orë

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit