30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Durrësi i preferuar edhe në shtator, turistët mbushin plazhet

Edhe në mes të shtatorit, Durrësi vijon të ketë fluks pushuesish.

Plazhet dhe hotelet janë plot, ndërsa moti i ngrohtë e temperaturat e larta po e zgjasin atmosferën verore përtej gushtit.

Të shumtë janë pushuesit e ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe të huajt që po pushojnë në brigjet e Adriatikut.

“Vij nga Austria. Është hera e parë që jam këtu dhe mendoj se është një vend i bukur, me ushqim të mirë dhe njerëz të këndshëm. Do të qëndrojmë 10 ditë në Shqipëri”, tha një turist për TV Klan.

“Vij nga Maqedonia. Që prej një jave jam këtu. Ka më pak njerëz, pushimi është më i rehatshëm dhe nuk është shumë nxehtë. Çmimet janë të mirë. Do të qëndroj 10 ditë”, tha një tjetër turist.

Qetësia, shërbimi dhe çmimet më të ulëta e kthejnë shtatorin në një zgjedhje të preferuar edhe për shumë pushues vendas.

Sipas të dhënave nga sektori i hoteleri-turizmit sezoni veror cilësohet i suksesshëm, ndërsa shumë hotele raportojnë kapacitete të plota deri në fund të Shtatorit, teksa prenotimet vijojnë edhe për muajin tetor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit