Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në një intervistë për LajmTV ka folur për fitoren e VLEN-it në zgjedhjet lolale, si dhe bashkimin e tyre në një parti.
Durmishi tha se për momentin janë duke u shqyrtuar edhe mundësitë ligjore dhe se
“Lëvizja Besa ka qenë në funksion të VLEN-it dhe kjo reflektoi edhe në zgjedhjet lokale, ku VLEN-i funksionoi si një trup i vetëm dhe shënoi fitore të madhe nga Likova deri në Strugë. VLEN-i tashme ka një kryesi që funksionon dhe mban mbledhje dhe diskutob mënyrat se si do të shkojë më tej VLEN-i, pra shkrirja e koalicionit në një parti”, tha mes tjerash Durmishi.
Ai theksoi se ajo që është e rëndësishme është se VLEN-i mori mbështetjen e qytetarëve dhe tani shqyrtohet mënyra statutare-juridike se si do të funksionojë VLEN-i.





