23.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Durmishi takim me farmacistët: Rregullorja është në fuqi – qytetarët kanë të drejtë të dinë çmimet!

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së farmacive private, ku u diskutuan disa nga çështjet më të ndjeshme që prekin sektorin farmaceutik, përfshirë edhe zbatimin e Rregullores së re për transparencën e çmimeve.

Kjo rregullore, e cila tashmë ka hyrë në fuqi, synon të rrisë transparencën dhe të mbrojë konsumatorin, një masë që vjen si përgjigje ndaj kërkesës së qytetarëve për të ditur saktësisht sa dhe për çfarë po paguajnë në farmaci.

“Gjatë takimit i dëgjova me vëmendje qëndrimet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen gjatë zbatimit të rregullores”, shkruan ministri Durmishi në rrjetet sociale, duke theksuar se Ministria e Ekonomisë mbetet e hapur për dialog me të gjitha palët e përfshira.

Në një kohë kur qytetarët përballen me çmime të larta dhe mungesë informacioni, Ministria shfaq vendosmëri që tregu farmaceutik të jetë më transparent, pa “çmime të fshehura” apo lojëra në kurriz të konsumatorit.

https://www.facebook.com/share/p/19Hh1HuEA8/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit