20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Durmishi: Policia presione ndaj ndërmarrjes për higjienë ” Saubermacher”

Komuna e Tetovës është ankuar për presione nga Policia e Tetovës, ndaj ndërmarrjes për higjienë “Saubermacher”. Kreu i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, tha se ky presion që sipas tij është me prapavijë politike, po bëhet vetëm dy ditë përpara festës së Bajramit, me qëllim që ndërmarrja në fjalë të mos mund të grumbulloj mbeturinat si duhet. Por nga SPB Tetovë hodhën poshtë akuzat e Durmishit. Nga policia thonë se bëhet fjalë për kontrolle në lidhje me lëshimet dhe parregullsitë në komunikacion ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët sipas planit të MPB-së në RMV zbatohen në të gjithë shtetin dhe në asnjë rast kjo nuk është bërë veçmas në një SPB ose për ndonjë person juridik apo kompani.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit