Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, tha se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e supermarketeve të mëdha në vend janë diskutuar lëvizjet e çmimeve dhe situate aktuale në treg.
Durmishi theksoi se kanë rënë dakord që të mos ketë rritje të çmimeve dhe ato të mbeten fer dhe të kapshme për qytetarët.
“Së bashku me përfaqësuesit e supermarketeve, ramë dakord që çmimet e produkteve duhet të mbeten në nivel fer dhe se nuk duhet të ketë rritje të reja të çmimeve. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë me kujdes situatën dhe do të reagojmë sa herë që është e nevojshme”, shkruan Durmishi.
Ai tha se në rast se krijohet presion i pajustifikuar mbi qytetarët, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të reagojë dhe nuk do të mbetet pasive.



