10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Durmishi: Lavdi dëshmorëve, krenarë për historinë tonë!

Me rastin e 2 Majit, Ditës së shpalljes së Karadakut si “Zonë e Lirë”, Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka bërë një postim në Facebook ku ka shprehur krenarinë dhe respektin për të rënët dhe historinë e lavdishme të kësaj treve.

“Sot, me krenari dhe respekt kujtojmë bijtë më të mirë të kombit që u flijuan për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen tonë. Zona e Karadakut ishte dhe mbetet simbol i qëndresës, i trimërisë dhe i bashkimit kombëtar. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe mirënjohje të përjetshme atyre që mbajtën gjallë frymën e lirisë!”, shkruan Durmishi.

Karadaku, një zonë me rëndësi historike dhe simbolikë të thellë për popullin shqiptar, sot kujtohet si shembull i qëndresës dhe bashkimit kombëtar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit