22.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Durim Zeqiri: Kriteret e qeverisë për vauçerët e studentëve duhet të rishqyrtohen, diskriminohen bizneset e vogla dhe të mesme

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perëndimorë, Durim Zeqiri ka komentuar për Portalb.mk thirrjen publike të qeverisë për dhënien e vauçerëve për studentët. Sipas OEMVP-së, kriteret diskriminojnë bizneset e vogla dhe të mesme. 

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimorë është kategorike dhe decide sa i përket vendimit të qeverisë për eliminimin e kompanive të vogla për pjesëmarrje për të realizuar vauçerët e studentëve. Për shkak se kjo i stumulon kompanitë që të nxisin konkurrencë jo lojale, duke i mbështetur kompanitë e mëdha, dhe kështu duke i eleminuar një pjesë të kompanive të mesme, të vogla dhe ato mikro, nga kjo garë. Duke krijuar edhe një diskrepancë edhe në përfshirjen e tregut dhe marrjen e tregut të atij sektori, por edhe gjithashtu duke i favorizuar ato që veçmë janë etabluar fuqishëm në treg”, tha Zeqiri.

Ai theksoi se kjo çështje kërkon qasje në mënyrë statistikore.

“Duhet të kemi parasysh që mbi 90% të kompanive në Maqedoninë e Veriut që janë të regjistruara dhe janë aktive, janë kompani mikro dhe të vogla. Dhe pikërisht, një numër shumë i madh i tyre do të eliminohen nga kjo garë”, tha tutje Zeqiri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit