23.8 C
Skopje
Wednesday, May 1, 2024

Dubai detyrohet të mohojë se modifikimi i motit dhe ‘mbjellja e reve’ shkaktuan përmbytjet masive që paralizuan qytetin

Zyrtarët që kontrollojnë operacionet e ‘mbjelljes së reve’ pranuan se kanë manipuluar motin disa herë gjatë javës në Dubai, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Agjencitë kanë pranuar se operacionet ishin kryer të dielën e të hënën, shkruan rrjeti Bloomberg.

Por zyrtari i agjencisë së projektit Omar AlYazeedi, mohonte operacionet para përmbytjeve.

Ai tha për rrjetin CNBC: “Një nga parimet e mbjelljes së reve është se operacionet duhet të nisin në fazat e fillestare te reve, pra nëse nis stuhia është tepër vonë për të kryer manipulimin e tyre”.

Operacione të tilla në EBA kanë nisur prej viteve 1990 me më shumë se 1,000 fluturime spërkatjeje në vit, sipas zyrtarëve vendas.

Kjo ndihmon në shtimin e masës së reshjeve në rreth 25 përqind në vit, për ta bërë klimën më të pëlqyeshme, sipas zyrtarëve.

Operacione të tilla kryen në të gjithë botën por ka një hezitim të pazakontë për të pranuar nga qeveritë.

Pamje dramatike shiheshin dje nga aeroporti dhe qendrat tregtare të Dubait të pushtuara nga uji, në përmbytjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë në vend.

Qeveria ndërkohë urdhëronte njerëzit të qëndronin në shtëpi teksa shkollat ishin dhe sot kryesisht të mbyllura në Dubai dhe punonjësit qeveritarë nxiteshin të punonin nga shtëpia. /TheSun/

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit