Qiejt në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë ndriçuar në nuanca mahnitëse të gjelbërta dhe rozë, si pasojë e shfaqjes së rrallë të Dritave të Veriut, të njohura si Aurora Borealis.
Ky fenomen natyror ndodh si rezultat i shpërthimeve diellore, të cilat dërgojnë grimca energjie drejt Tokës, duke ndërvepruar me grimcat në atmosferë.
Dritat e Veriut zakonisht janë të dukshme pranë Rrethit Arktik, por gjatë periudhave me aktivitet të lartë diellor, ato mund të shihen edhe në zona më të largëta gjeografikisht. Sipas BBC-së, pamje mbresëlënëse u regjistruan të hënën në mbrëmje në të gjithë Skocinë, Irlandën e Veriut dhe Uellsin, si dhe në pjesë të Anglisë jugperëndimore, jugore, lindore dhe veriore.
Met Office njoftoi se janë vërejtur stuhi të forta gjeomagnetike, të cilat kanë prodhuar aurora të përhapura në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Raporte për dukjen e këtij fenomeni kanë ardhur madje edhe nga rajone deri në Italinë veriore.
Sipas autoriteteve meteorologjike britanike, aktiviteti pritet të bjerë gradualisht, por aurora mund të jetë ende e dukshme në disa pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut gjatë së martës



