Drita synon përmbysjen në Slloveni ndaj NK Celje për të siguruar kualifikimin

Sonte luhen ndeshjet e fazës “Play-off” të UEFA Europa Conference League, ku FC Drita do të përballet në Slloveni me NK Celje, me synimin për të siguruar kalimin në raundin e ardhshëm.

Ekipi gjilanas hyn në këtë duel pas disfatës 2-3 në ndeshjen e parë, ku goli i pësuar në minutat e fundit e vështirësoi situatën, por la ende të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit.

Para ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani komentoi edhe gjendjen e fushës në Slloveni, duke theksuar se nuk është në standardin e duhur dhe nuk mund të krahasohet me terrenin e Stadiumi Fadil Vokrri. Takimi fillon në ora 18:45 dhe Drita synon një paraqitje të fortë për të synuar përmbysjen dhe vazhdimin e aventurës evropiane./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit