Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit “në respekt të agjëruesve”

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të bëjë ndryshime në procesin mësimor me fillimin e muajit të Ramazanit.

Drejtoria ka vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata.

Kjo, sipas Drejtorisë ky vendim është marrë “në respekt të agjëruesve”. Drejtoria shtoi tutje në njoftim se këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, “pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”.

“Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor. Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit