14.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Bogorodicë, parandalohet kontrabanda me cigare

“Është parandaluar kontrabanda e 72 paketave të cigareve që një shtetas maqedonas ka dashur t’i fusë në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare Bogorodicë pa i deklaruar ato. Vlera e përgjithshme e cigareve arrin në 167.588 denarë, ndërsa doganat totale të cilat personi ka dashur t’i shmangë janë 113.228 denarë njoftojnë nga drejtoria e doganave.

Në kabinën e kamionit që drejtohej nga personi, punonjësit e doganës zbuluan paketat e cigareve. Cigaret ishin fshehur pas tapicerisë në zgavrën e fabrikës së destinuar për izolimin e kabinës.Paketat e cigareve janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit është ngritur procedura përkatëse.

Drejtoria doganore, në kuadër të kompetencave të saj, kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit