“Drejtësi për Faton Lurin jo gjykim selektiv”, nis protesta në Shkup

Dhjetëra qytetarë kanë marshuar sot në Shkup, duke nisur nga Parku i Çairit, për të kërkuar drejtësi për Faton Lurin, raporton Zyrtare.

Protestuesit mbanin pankarta dhe brohoritnin parulla me thirrje për drejtësi të plotë të rastit pasi konsiderojnë se dënimi me 11 vite burg është jashtëzakonisht i lartë.

Gjykata Themelore Penale – Shkup dënoi pak ditë më parë Faton Lurin me 11 vjet burg, pasi u shpall fajtor për aksidentin tragjik në të cilin ai me motoçikletë përplasi 68-vjeçarin Jugosllav Nikollovski në një shteg për këmbësorë në Shkup.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit