Profesorja dhe drejtoresha e repartit të Neonatologjisë, Dr. Aspazija Sofijanova, një nga emrat më të respektuar në kujdesin për fëmijët, ka dhënë publikisht mbështetjen e saj për kandidaturën e Boban Stefkovskit për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Gazi Babës.
“Tërë jetën ia kam kushtuar fëmijëve dhe shëndetit të tyre. Nga Bobani kam parë vepra të vërteta – investime në çerdhe, në infrastrukturë që sjell siguri dhe kujdes për më të vegjlit. Ai nuk premton, ai realizon – këtë e kam parë me sytë e mi,” – u shpreh Dr. Sofijanova.
Ajo theksoi se mbështet kandidaturën e tij me gjithë zemër, duke e quajtur:
“Bobani është njeriu im, për Gazi Babën!”
https://www.facebook.com/share/r/1E9sTSvMBw/?mibextid=wwXIfr