11.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Dr. Fatlume Ferati Asani – Shembulli i Përkushtimit dhe Profesionalizmit në Shërbimin Emergjent të Shkupit

Shkup, 27 Prill 2025 – Dr. Fatlume Ferati Asani është një nga emrat më të njohura dhe të respektuara në Shërbimin Emergjent në Shkup, një profesioniste e përkushtuar që ka dedikuar jetën e saj për të shpëtuar jetë dhe për të kontribuar në zhvillimin e shërbimit shëndetësor. Ajo është gjithashtu një ndër femrat e para që ka studiuar në periudhën pas konfliktit të vitit 2001, duke i hapur rrugën shumë brezave të rinj shqiptarë për të ndjekur karriera në fushën e mjekësisë.

Rrjedh nga një familje intelektuale dhe e angazhuar në shërbim të popullit shqiptar, dhe ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj, duke kontribuar në nxjerrjen e shumë gjeneratave të arsimuara. Ajo është diplomuar në Shkollën e Mesme Mjekësore “Pance Karagjozov” dhe ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku më vonë u angazhua në shërbimin emergjent.

Në një intervistë të veçantë për emisionin “Expansion”, Dr. Ferati Asani theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe pasionit për profesionin, duke i inkurajuar të rinjtë, veçanërisht vajzat, të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të besojnë te vetja. Ajo e sheh mjekësinë jo vetëm si një profesion, por si një thirrje që kërkon angazhim të palodhur dhe një shpirt të madh human.

Sot, Dr. Ferati Asani është një grua e përkushtuar, e cila nuk është vetëm mjeke, por edhe një motër, një bijë dhe një nënë që mbështet dhe frymëzon ata që janë pranë saj. Ajo është një shembull i guximit dhe dedikimit në çdo aspekt të jetës, dhe vazhdon të kontribuojë çdo ditë për një shërbim më të mirë shëndetësor dhe një shoqëri më të shëndetshme.

Për më shumë, ndiqni intervistën nesër në ora 20:00 në ora24.tv dhe Almakos.com.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit