13.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

DPHM: Pasdite priten reshje të rrëmbyeshëm të shiut në Maqedoni

Moti në Maqedoninë e Veriut sot pasdite do të jetë i paqëndrueshëm, ku do të ketë reshje të shiut, procese më intensive në formën e stuhive dhe breshër, njoftojnë nga DPHM.

Në vend pritet të fryjë një erë e fortë e cila do të arrijë mbi 60 km/h.

Sinoptikanët parashikojnë që në pjesët lindore të vendit, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira dhe bubullima të kohëpaskohshme.

Nesër moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore./Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit