Kosova u festua me dinjitet dhe emocione të veçanta në Hamburg të Gjermanisë, në kuadër të 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Nën organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg, u mbajt një mbrëmje solemne ku morën pjesë përfaqësues të strukturave politike, kulturore dhe shoqërore gjermane, trupi diplomatik, bashkatdhetarë dhe mysafirë gjermanë. Aktiviteti theksoi partneritetin e fortë dhe respektin e ndërsjellë mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Arti i dha shpirt kësaj mbrëmjeje festive. Me interpretimet brilante të mezzo-sopranos Flaka Goranci dhe pianistes Elda Laro, si dhe me paraqitjen elegante të artistëve të Baletit Kombëtar të Kosovës, Luljeta Ademi dhe Fisnik Smani, kultura shqiptare u shndërrua në gjuhën më të fuqishme të diplomacisë.
Konsulli i Republikës së Kosovës në Hamburg, Mizbah Mustafa, së bashku me stafin e Konsullatës, u vlerësuan për organizimin dinjitoz të kësaj mbrëmjeje.
Në mesazhin e saj, Gërvalla theksoi se sot Kosova është më shumë se një histori suksesi shtetndërtimi – është një aleat i besueshëm që po ecën përpara e vendosur drejt së ardhmes euroatlantike.



