4.8 C
Skopje
Thursday, December 11, 2025

Doli të kërkonte qenin e humbur, kërkimet për 56-vjeçarin në Elbasan ende pa asnjë rezultat, fati i tij ende mister

56-vjeçari, Pëllumb Toçi i cili rezulton i zhdukur ende nuk është gjetur dhe fati i tij mbetet mister. Toçi u zhduk në Elbasan pasi doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë.

 

Ai doli të kërkonte kafshën e humbur e cila është gjetur ndërsa vetë ai nuk dihet se ku ndodhet.

Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit. Për gjetjen e tij janë mobilizuar banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor.

 

Edhe pas disa orësh kërkimesh ende nuk është gjetur asnjë shenjë e tij që tregon se është gjallë ose në rastin më tragjik që mund t’i ketë ndodhur diçka

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit