18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Dokumentari kushtuar kompozitorit Kujtim Laro në festivalin e RAI-it, “Prix Italia”

Dokumentari “Katër masa shpirti” nga Albana Kozeli, shkon në Itali, në një nga festivalet më prestigjioze që realizohet nga RAI prej më shumë se 70 vjetësh.

“Katër masa shpirti” është një prodhim ekskluziv i Radio Televizionit Shqiptar kushtuar ikonës së filmit shqiptar, kompozitorit të ndjerë Kujtim Laro. Vepra është një udhëtim muzikor e emocional në trashëgiminë artistike të Laros.

Dokumentari zbulon të pathënat, brengat dhe brendinë e kompozitorit që me muzikën e tij u dha jetë disa prej filmave më të rëndësishëm të shekullit të kaluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit