Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KINSIV) ka nisur procedurë hetimore për të përcaktuar shkaqet e rënies së djeshme të një avioni të vogël sportiv në Liqenin e Mavrovës.
Kryetari i komitetit, Marjan Prposki, ka konfirmuar për MIA se anëtarët e ekuipazhit nuk ndodhen në rrezik për jetën.
Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 12:30 KINSIV ka pranuar njoftim se një avion sportiv i tipit “Piper 28” ka kryer ulje të detyruar në liqen për arsye ende të panjohura.
“Ekipi i KINSIV-it menjëherë ka dalë në terren dhe ka nisur hetimin. Avioni është në pronësi private, me targa regjistrimi amerikane, ndërsa ekuipazhi nuk është në rrezik për jetën”, deklaroi Prposki, duke shtuar se në ditët në vijim priten informacione shtesë nga hetimi.
Komiteti do të hetojë aspektet teknike, operative si dhe rrethanat e fluturimit, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të incidentit.
Më herët, nga SPB Tetovë bënë të ditur se, në bisedë me policinë, piloti ka deklaruar se ka qenë i detyruar të ulej në liqen për shkak të një problemi me motorin e avionit.





