Tetovë, 28 dhjetor – Nëse do të ndërtohet “Sahat Kulla” në qytetin e Tetovës, ajo duhet të ndërtohet në vendin ku ka qëndruar shumë vite më pare. Kështu janë shprehur qytetarët e anketuar nga TVM2.
“E presim ndërtimin, por në themelet e vjetra ku ka qenë. Nëse fillon aty është në rregull pasi ëshfë simbol i “Sahat Xhamisë”” ka theksuar një qytetar.
“Moti e presim. Ajo ka qenë simbol por e kanë prishur komunistat por tani duhet të bëhet nëse ka inciativë” u shpreh një qytetar.
“Unë nuk e kam arrit, por e di se ka pasur “Sahat Kullë” këtu por, tani është bërë me pllakata, ishaAlla të bëhët por vështirë” tha një qytetar.
Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se brenda vitit 2026 do të fillojnë punët për ndërtimin e Sahat Kullës në Tetovës. Kjo u bë e ditur nga Kasami, pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit me drejtorin e Qendrës Nacionale për Konservim, Aleksandar Jordanoski.
“Pas shumë përpjekjeve edhe një herë e rikthejmë në jetë temën e ndërtimit apo më mirë thënë të rindërtimit të Sahat Kullës. Në këtë drejtim, pas shumë përgatitjeve, bashkë me drejtorin e qendrës për Konservim, vendosëm bashkëpunimin ndërinstitucional për rrugëtimin e këtij projekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Tetovës. Paraprakisht e dini që ka pasur disa tentime, ka pasur edhe sigurim të mjeteve financiare të përkrahjeve financiare por nuk u arrit të realizohet ky projekt si pjesë e trashëgimisë kulturore”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Sipas tij është siguruar një donacion nga Komuna e Konjës, në Turqi, dhe aktivitetet e para ndërtimore do të fillojnë brenda vitit 2026.
Nga ana tjetër Drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim Aleksandar Jordanoski, thotë se qendra që drejton ai i bashkangjitet iniciativës të kryetarit të Komunës së Tetovës për përshpejtimin e hapave për ndërtimin e Sahat Kullës.
“Qendra Nacionale për Konservim do të fillojë të gjitha punët përgatitore të patjetërsueshme duke filluar nga valorizimi i trashëgimisë kulturore, kontrolli i projektit të deritanishëm deri tek revidimi I gjithë dokumentacionit. Në fund të vitit 2005 dhe fillim të vitit 2006 kanë filluar gërmimet arkeologjike, që është një procedurë e nevojshme ligjore kur duhet të fillojnë të realizohet ndonjë projekt i kësaj natyre. Në vitin 2016 është bërë projekti, janë dhënë vërejtje të caktuara dhe aty ka ngecur procedura”, tha drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim Aleksandar Jordanoski.
Përndryshe mjetët për financimin i Sahat Kullës janë siguruar nga Komuna e Konjës me vlerë rreth 200 mijë euro. Nga ana tjëtër me vite presin dorën e institucioneve për të investuar edhe Kalaja e Tetovës dhe Arabati Baba Teqe, që janë simbol i qytetit të Tetovës.



