Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpërtim (DMSH), Stojançe Angellov sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e Asociacionit të atasheve ushtarake të akredituar në vend.
Siç informojnë nga DMSH, takimi ishte pjesë e aktiviteteve programore të asociacionit dhe pati për qëllim njoftimin e atasheve me sistemin nacional për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe me sistemin për menaxhim me kriza.
Përmes diskutimit interaktiv, tashetë ushtarakë parashtryen pyetje dhe këmbyen përvoja lidhur me reagimin gjatë situatave urgjente. Nga Drejtoria theksojnë se këmbimi i informatave kontribuoi për thellim plotësues të njohurive në këtë fushë dhe se armatat në disa shtete kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe shpëtimin e popullatës.



