16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave

Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave shënohet më 13 tetor.

Shënimi i kësaj dite ka filluar nga viti 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme të OKB-së, për të promovuar një kulturë globale të reduktimit të rrezikut nga katastrofat.

Kjo ditë ka për qëllim ndërgjegjësimin për një mjedis të gjelbër dhe reduktimin e ekspozimit ndaj katastrofave.

Tema e sivjetme e kësaj dite është “Rezistenca e Fondeve, Jo Fatkeqësitë”, e cila thekson nevojën urgjente për të adresuar kostot në rritje të fatkeqësive duke zhvendosur fokusin nga reagimi reaktiv në investimet pro-aktive në reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Në mënyrë specifike, duke u bazuar në rezultatet e Forumit të Politikave të Oslos kjo ditë do të theksojë dy thirrje kryesore për veprim: rritja e fondeve për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, brenda buxheteve publike dhe ndihmës ndërkombëtare, dhe sigurimi që të gjitha investimet në zhvillimin publik dhe sektorin privat të jenë të informuara ndaj rrezikut dhe të qëndrueshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit