Dita e gjashtë e fushatës, retorika po ashpërsohet, karvanët zgjedhorë në garë për besimin e qytetarëve. A do të fitojnë vizionet për zhvillim lokal apo zakonet e vjetra të klientelizmit dhe premtimeve personale?
Karvani i LSDM-së vazhdon me miting qendror në Sveti Nikole, ndërsa më herët me takime me qytetarë në Veles, Gradsko dhe Çashkë.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni paraqiten me moton „Zgjedhja e vërtetë – njeriu yt, vendi yt, për të ardhmen tënde“. Sot mitingje dhe takime me qytetarë në Tearcë, Brvenicë, Jegunovcë, Gjorçe Petrov dhe Kumanovë.
Levica në takime me qytetarë në Aerodrom, Ohër, Strugë dhe në Kërçovë.