Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet me hapjen e repartit të rinovuar në Spitalin Psikiatrik “Shkup”

Advertisement
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, sot mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së repartit të rinovuar “Meshkuj 2” në Spitalin Psikiatrik “Shkup”, në Bardovc.
Rinovimi i rreth 600 m² hapësirë ka krijuar kushte më dinjitoze dhe bashkëkohore për trajtimin e pacientëve. Ky projekt është rezultat i angazhimit të palodhshëm të drejtorit Isa Avdullai dhe stafit të spitalit për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së shërbimeve të shëndetit mendor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit