12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Disa vendbanime pa energji elektrike, rrugë të bllokuara dhe drurë të rrëzuar – disa nga dëmet nga moti i ligë në Maqedoni

Si rezultat i shiut të rrëmbyeshëm që e ka përfshirë rajonin e Maqedonisë së Veriut nË shumë komuna, janë denoncuar dëme, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton TV21.

Qendra e Shkupit njofton se ka pasur më shumë drurë të rrëzuar në vende të ndryshme të qytetit, shkëputje të telave të rrymës dhe operatorëve kabllorë, shtylla të rrëzuara, bllokim i rrjetit të kanalizimit dhe shumë vendbanime dhe rrugë në Shkup janë pa energji elektrike ose nuk kanë një fazë të furnizimit.

Qendra në Tetovë kanë raportuar për gjatë intervenime teknike të cilat kanë qenë për largimin e drurëve të rrëzuar pas motit të ligë të kësaj pasdite, i shoqëruar me erë të fortë dhe reshje afatshkurtra. Është raportuar edhe për rrugë të vërshuara.

Qendra Shtip njofton se janë regjistruar dëme si ndezje të kabllove për shkak të kryqëzimit të ndërsjell. Janë vërejtur edhe drurë të rrëzuar.

Edhe Qendra Manastir ka raportuar për dëme pas motit të ligë. Janë regjistruar shkëputje të telave të rrymës dhe rrëzim i drurëve.

Ndërkaq Qendra në Strumicë ka njoftuar vetëm për drurë të rrëzuar./TV21

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit